Berisha: Mehaj e kishte bërë të qartë se s’mund të qëndrojë në një qeveri të pozicionuar kundër SHBA dhe BE

Aktuale

Berisha: Mehaj e kishte bërë të qartë se s’mund të qëndrojë në një qeveri të pozicionuar kundër SHBA dhe BE

Më: 8 gusht 2023 Në ora: 13:02
Ish-zëvendësministrit të Punëve të Jashtme, Anton Berisha

Ish-zëvendësministrit të Punëve të Jashtme, Anton Berisha, ka deklaruar sot se arsyet familjare nuk janë shkaktarët e dorëheqjes së ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Berisha ka deklaruar se Mehaj prej kohësh e ka qartësuar se s’mund të qëndrojë në një qeveri të pozicionuar kundër ShBA-së dhe BE-së.

“Jo, zoteri ish-minister i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ju nuk keni dhene doreheqje per shkaqe familjare.

Ju, qe nje kohe, ne konfidence e keni qartesuar se nuk mund te vazhdoni te qendroni ne  nje qeveri te  pozicionuar kunder SHBA-se dhe BE-se.  Dhe, natyrisht, se ky nuk ishte vetem vendim personal”, ka shkruar Berisha në një postim në “Facebook”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat