Nënkryetarja e LDK-së e quan spektator ish-ministrin Mehaj

Aktuale

Nënkryetarja e LDK-së e quan spektator ish-ministrin Mehaj

Më: 8 gusht 2023 Në ora: 14:11
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë se ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka shikuar si spektator derisa kryeministri Albin Kurti merrte vendime në fushën e mbrojtjes, ani se sipas saj, këto e dëmtonin Kosovën.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se Kurti dhe klima e tij nuk është duke u bërë e durueshme as për ministrat e tij.

“Ka shikuar si spektator, ministri i ardhur nga mërgata Mehaj, teksa kryeministri blente dronë që as në Kosovë s’mund t’i lëshonte; teksa kryeministri acaronte gjuhën ndaj KFOR-it; teksa i anulohej pjesëmarrja e ushtrisë sonë në Defender 23; teksa për punët në ministri pytej zëvendësministri. E për një të ulur në parada ushtarake, më mirë të dorëhiqesh”.

“Klima albiniane e padurueshme edhe për ministrat. Por, jo për ata që i shërbejnë kontratave njëburimore, shpenzojnë rezervat e shtetit pa procedurë e ambasadorëve skandalozë-milionerë. Jo vetëm dorëheqje, përgjegjësi!”, ka shkruar Lushaku-Sadriu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat