U dënua mërgimtari që kanosi Hotin, Behgjet Pacolli: Vendim shumë i drejtë

Aktuale

U dënua mërgimtari që kanosi Hotin, Behgjet Pacolli: Vendim shumë i drejtë

Më: 8 gusht 2023 Në ora: 15:50
Behgjet Pacolli

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka reaguar pasi Gjykata Themelore e Prishtinës e dënoi sot me 2 mijë euro gjobë mërgimtarin nga Gjermania që kishte kanosur deputetin e LDK’së, Avdullah Hotin.

Pacolli e ka cilësuar këtë vendim si të drejtë, derisa ka thënë se shpreson të shërbejë si paralajmërim “për të gjithë ata, injorantë, të paturpshëm e gojëndyer që, pa asnjë arsye  fyejnë, shajnë e  kërcënojnë njerëzit.”

“Vendimi i sotëm ishte korrekt! Ky nuk është vetëm një gjykim në favor të drejtësisë së zotit Avdullah Hoti, por shpresoj të shërbejë si një paralajmërim për të gjithë ata, injorantë, të paturpshëm e gojëndyer që, pa asnjë arsye fyejnë, shajnë e kërcënojnë njerëzit.

Vendim shumë i drejtë!”, ka shkruar Pacolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat