Flet Adem Grabovci, thotë së është i habitur pse Kusari Lila nuk jep dorëheqje, Kurti, politikani më i dëmshëm që e ka pasur Kosova

Aktuale

Flet Adem Grabovci, thotë së është i habitur pse Kusari Lila nuk jep dorëheqje, Kurti, politikani më i dëmshëm që e ka pasur Kosova

Më: 8 gusht 2023 Në ora: 16:15
Adem Grabovci

Njëri nga protagonistët kryesorë të vendimarrjes në PDK, Adem Grabovci, po i kthehet aktivisht politikës, kështu së paku ai e deklaron vullnetin e tij duke u përgjigjë në shumë tema në një intervistë.

Tashmë i liruar nga gjykata i pafajshëm për aferën e njohur Pronto, Grabovci ka qënë adresë e kritikave sistematike nga mediet dhe oponetët politikë për përdorim të pushtetit për interesa të etablimit të strukturave të partisë në të gjitha poret e pushtetit.

Duke komentuar fillimisht aferën Zdravo të shefës së grupit parlamentar të LVV-së, Miimoza Kusari Lila, Grabovci, ish shef i grupit parlamentar të PDK-së, kritikoi ashpër mazhorancën e Kurtit duke i kujtuar asaj se ai asnjëherë nuk ka mbajtur takime të fshehta me përfaqësuesit e komunitetit serb. Ai e rikujtoi shembullin e tij të vet-dorëheqjës nga pozita që po e mbante pasi dolën përgjimet e aferës Pronto.

“Të lutem, unë asnjëherë nuk kam mbajtur takime të fshehta, jam takuar hapur me ta. Nuk kam bërë pazare me ta, jam kordinuar me përfaqësuesit e serbëve se s’i t’i ndihmojmë qytetarët serb, e jo për t’i fyer veteranët”, pohoi Grabovci.

Grabovci rikujtoi sipas tij standardin e PDK-së për sa kohë që ishte në pushtet kjo parti, duke theksuar se në kohën e tyre për çdo rast kur ka pasur dyshime për korrupsion e shkelje ligji, janë marrë masa.

“Kjo nuk po ndodhë në qeverisjen Kurti dhe është e pandershme dhe, e paimagjunueshme ajo çfarë po e shohim. Historia e Kosovës nuk do të njeh njëri më të dëmshëm se sa Albin Kurti”, tha Grabovci ndërsa po e krahasante qeverisjen e PDK-së me qeverinë e tashme të LVV-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat