Rron Gjinovci e komenton dënimin e mërgimtarit që e kërcënoi Hotin

Aktuale

Rron Gjinovci e komenton dënimin e mërgimtarit që e kërcënoi Hotin

Më: 8 gusht 2023 Në ora: 16:42
Rron Gjinovci

Gjykata Themelore në Prishtinë, e ka dënuar me 2 mijë euro gjobë të akuzuarin Reshat Sadiku, mërgimtar me banim në Gjermani, i akuzuar për kanosjen e deputetit Avdullah Hoti.

Mirëpo pas seancës fillestare, Sadiku i ka kërkuar falje Hotit.

“Për shkak se edhe vetë kam pasur kanosje, internetin nuk e përdori shumë edhe nuk e kam fshi komentin. Për kanosjen, kërkoj falje publike me gjithë zemër, nëse ka diçka për ndihmë nga ana ime, jam i gatshëm. Kërkoj falje…”, tha ai.

Për këtë ka reaguar Rron Gjinovci, i cili ka shkruar se është shumë mirë që gjykatat po merren “me këtë sen”.

“Shumë mirë gjykatat që po merren me këtë sen. Duhna edhe unë me ja nisë mi qu mijëra veta. Mshort ka mem hup vetëdija tu ngu kërkimfalje”, ka shkruar Gjinovci në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat