Osmani pret në takim një delegacion nga Kongresi amerikan

Aktuale

Osmani pret në takim një delegacion nga Kongresi amerikan

Më: 8 gusht 2023 Në ora: 16:54
Senatori Jack Reed dhe Vjosa Osmani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim një delegacion të kongresit të kryesuar nga Senatori Jack Reed.

Në këtë takim mediet janë lejuar që të marrin pamje vetëm në fillim të takimit.

Jack Reed, i cili është kryetari i Komitetit të Senatit për Shërbimet e Armatosura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është duke zhvilluar vizitë zyrtare në Ballkanin Perëndimor, ai në Kosovë dhe rajon gjendet për të parë nga afër zhvillimet e sigurisë dhe politikës dhe ndikimin e tyre në sigurinë kombëtare të Amerikës.

Senatori do të takohet me diplomatë dhe përfaqësues ushtarakë amerikanë, si dhe do të zhvillojë bisedime me liderë të huaj të rangut të lartë për të diskutuar marrëdhëniet ShBA-Kosovë, situatën e sigurisë dhe marrëdhëniet dypalëshe të Amerikës me partnerët e tjerë në rajon.

Reed planifikon të takohet me ushtarët e Rhode Island në terren për t’i falënderuar ata për shërbimin e tyre në mbështetje të misionit paqeruajtës ndërkombëtar të NATO-s, KFOR. Ky do të jetë udhëtimi i tretë i senatorit Reed në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat