Haradinaj organizon pritje për bashkatdhetarët në Shtëpinë Bjeshkatare “Shkëlzen Haradinaj”

Aktuale

Haradinaj organizon pritje për bashkatdhetarët në Shtëpinë Bjeshkatare “Shkëlzen Haradinaj”

Më: 8 gusht 2023 Në ora: 17:03
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka organizuar pritje për mërgimtarët që ndohdhen në Kosovë.

Diaspora jonë, sipas Haradinajt, ka dhënë mbështetje të pakursyer në momentet më të rëndësishme, si në përpjekjet për çlirim dhe në shtetndërtim.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Sot, në Shtëpinë Bjeshkatare “Shkëlzen Haradinaj”, kisha kënaqësinë që të takoj bashkatdhetarët me rastin e ardhjes së tyre në vendlindje. Një rast i mirë po ashtu që të bashkëbisedoj me shumë prej tyre, që jo vetëm na bëjnë krenar me suksesin e tyre, por i japin paraqitjen e merituar shtetit të Kosovës kudo që jetojnë, duke e lartësuar identitetin tonë.

Gjithmonë mirënjohës për dedikimin e tyre të pakusht ndaj atdheut!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat