Kurti pret në takim lamtumirës Shefin e Zyrës Diplomatike të Belgjikës, flasin për raportet mes dy shteteve

Aktuale

Kurti pret në takim lamtumirës Shefin e Zyrës Diplomatike të Belgjikës, flasin për raportet mes dy shteteve

Më: 8 gusht 2023 Në ora: 19:33
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim lamtumirës, Shefin e Zyrës Diplomatike të Mbretërisë së Belgjikës në Kosovë, Julien Sassel.

Ai e falënderoi diplomatin Sassel për kontributin e tij aktiv dhe bashkëpunimin e ngushtë në forcimin dhe thellimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës, dhe në të njëjtën kohë i uroi suksese në angazhimet e tij të radhës.

“Zyra Diplomatike e Belgjikës së shpejti do të ngritët në nivel të Ambasadës së Belgjikës në Kosovë, duke dëshmuar kështu marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve dhe vullnetin reciprok për avancim të mëtejmë të tyre”, thuhet në komunikatën e zyrës së kryeministrit.

Për këtë takim ka shkruar Kurti edhe në Twitter, duke u shprehur për marrëdhëniet e mira Kosovë-Belgjikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat