Ambasadori gjerman reagon pasi Armend Mehaj dha dorëheqje

Aktuale

Ambasadori gjerman reagon pasi Armend Mehaj dha dorëheqje

Më: 8 gusht 2023 Në ora: 19:38
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, ka shkruar në Twitter për dorëheqjen  e Armend Mehajt nga posti i ministrit të Mbrojtjes.

Ambasadori e ka falënderuar Mehajn për shërbimin e kryer dhe ka përmendur aktivitetet që kishin bashkë.

”Faleminderit Armend Mehaj për shërbimin tuaj të përkushtuar ndaj  dhe mbi 2 vite punë të shkëlqyera të përbashkëta gjatë të cilave  u intensifikua bashkëpunimi për sigurinë dhe mbrojtjen. Më pëlqeu gjithashtu aktivitetet tona jashtëshkollore: shëtitje dhe futboll! Me siguri do të mungojë. Gjithë të mirat për përpjekjet tuaja në të ardhmen”, ka shkruar ai.

Mehaj ka thënë se po dorëhiqet për çështje familjare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat