​Presidentja Osmani dekretoi Ismailin në postin e guvernatorit të BQK-së

Aktuale

​Presidentja Osmani dekretoi Ismailin në postin e guvernatorit të BQK-së

Më: 9 gusht 2023 Në ora: 13:44
Ahmet Ismaili dhe Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas vendimit të Kuvendit të Kosovës, ka dekretuar guvernatorin e ri të Bankës Qendrore, Ahmet Ismaili.

Në njoftim thuhet se presidentja Osmani ka uruar Ismailin për përzgjedhjen nga Kuvendi i Kosovës, duke i dëshiruar suksese në realizmin e detyrave dhe përgjegjësive, të cilat burojnë nga kjo pozitë e rëndësishme.

“Sipas Presidentes Osmani, Kushtetuta, ligjet, integriteti dhe profesionalizmi duhet të jenë udhërrëfyes përgjatë punës në institucionet shtetërore”, thuhet në njoftimin e Zyres së Presidencës.

Ndërkaq, Ismaili ka prezantuar vizionin e tij për BQK-në, si dhe nxitjen e rritjes së qëndrueshme të bazuar në përkushtimin ndaj shërbimit publik, efikas dhe transparent.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat