Gati një javë pas krimit që tronditi qytetin, reagon Bon Vivant – nisë fazën e parë të fushatës kundër dhunës

Aktuale

Gati një javë pas krimit që tronditi qytetin, reagon Bon Vivant – nisë fazën e parë të fushatës kundër dhunës

Më: 9 gusht 2023 Në ora: 15:10
Bon Vivant

Mbrëmjen e së premtes, kryeqyteti dhe i gjithë vendi u trondit nga ngjarja tragjike që ndodhi në kafenenë e njohur ‘Bon Vivant’ në rrugën ‘Rexhep Luci’, ku pas të shtënave me armë zjarri mbeti i vrarë, Kastriot Ramadani dhe u lënduan e plagosën 20 persona tjerë.

E gati një javë pas ka ardhur edhe reagimi i lokalit ‘Bon Vivant’, ku thuhet se janë të tronditur nga ngjarja e rëndë.

Përmes një reagimi publik ata kanë bërë thirrje që dhuna dhe krimi nuk duhet të jenë modeli i jetesës në Prishtinë, apo kudo në vend.

“BonVivant ka ndjekur me vëmendje debatin dhe kritikat publike, që në disa raste kanë ofruar reagime të shpejta dhe radikale për zgjidhjen e kësaj situate. Në disa raste, kritika është shndërruar në një lojë ku fajësia shpërndahet pa ndonjë qëllim konstruktiv. Ky lloj reagimi nuk sjell zgjidhje dhe kulturë të qëndrueshme. Ne duam të ndryshojmë këtë model dhe të krijojmë një jetë të pasur dhe të diversifikuar kulturore në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, nga Bon Vivant bëjnë me dije se do ta nisin fazën e parë të fushatës kundër dhunës ‘Bon Vive’.

“Në thelb të kësaj fushate do të jenë tre veprime të CSR (Corporate Social Responsibility) të BonVivant, si një pjesë e pandarë e identitetit të kulturës dhe jetës civile në kryeqytet:

Do të krijojë një fond donacioni, i cili do të mbushet me një pjesë të fitimit të disa produkteve dhe shërbimeve, si dhe nga kontributet e klientëve. Lokalet të tjera të gastronomisë në Prishtinë që kanë vullnet dhe besim do të inkurajohen të bashkohen me këtë fond.

Një ditë të caktuar në vit, BonVivant do të ofrojë falas një program të pasur për një numër të kufizuar të studentëve nga Shkolla e Mesme e Kryeqytetit, të cilët kanë treguar sjellje të mirë dhe arritje të shkëlqyera.

Do të inkurajojë Shoqatat Joqeveritare të Rinjëve që të menaxhojnë fondin donacioni, me synimin që të ardhurat të shkojnë tek ata që japin shembull të tolerancës dhe kundër-dhunës“, njofton Bon Vivant.

Ata kanë bërë me dije se shumë shpejt do të rikthehen me punën e përditshme në lokal.

Ndryshe, të dyshuar për ngjarjen tragjike në lokalin e njohur ‘Bon Vivant’, është Andi Pajaziti, i cili ndodhet në spital dhe ndaj të njëjtit është shqiptuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, Hysni Geci dhe Gzim Zakuti, po ashtu të arrestuar dhe Dukagjin Nikollaj, i cili ka arritur që të arratiset nga vendi i ngjarjes.

Reagimi i plotë:

Të dashur bashkëqytetarë të Prishtinës,

Të nderuar klientë,

Jemi të tronditur nga ngjarja tragjike që ka ndodhur në BonVivant. Jemi thellësisht të pikëlluar dhe të shqetësuar që kjo ka sjellë humbje jete, lëndime dhe trauma ndaj njerëzve. Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për këtë ngjarje të trishtë. Me një thirrje të fuqishme, i drejtohemi sipërmarrësve, stafit dhe çdo qytetari: dhuna dhe krimi nuk kanë qenë dhe as nuk duhet të jenë modeli i jetesës në Prishtinë ose kudo në Kosovë.

BonVivant, një vend si shumë të tjerë në kryeqytet dhe në gjithë Kosovën, ka 40 puntorë në stafin e tij, të cilët janë të përkushtuar për të promovuar kulturën e civilizuar, ku njerëzit vijnë jo për të takuar dhe përballuar me të panjohurën e frikshme, por për të argëtuar dhe për të shijuar përparësitë e një jete kulturore të mirëfilltë, ku hapësirat, muzika, shërbimi dhe produktet krijojnë mundësi për ndërveprim dhe harmoni. Kohët e fundit, dhe veçanërisht këto ditë, po shohim një përshkallëzim të dhunës që po prek çdo sferë të jetës, pa dallim moshë dhe vendndodhje. Kjo po ndodh në lokale, në rrugë, në trafik, praktikisht kudo.

BonVivant ka ndjekur me vëmendje debatin dhe kritikat publike, që në disa raste kanë ofruar reagime të shpejta dhe radikale për zgjidhjen e kësaj situate. Në disa raste, kritika është shndërruar në një lojë ku fajësia shpërndahet pa ndonjë qëllim konstruktiv. Ky lloj reagimi nuk sjell zgjidhje dhe kulturë të qëndrueshme. Ne duam të ndryshojmë këtë model dhe të krijojmë një jetë të pasur dhe të diversifikuar kulturore në Prishtinë.

Të dashur lexues, klientë dhe bashkëqytetarë,

Me qëllim që të mos qëndrojmë pasivë ndaj kësaj situate dhe të mos jemi indiferent ndaj atyre që e shohin të panjohurën në lokale, rrugë dhe sheshe si diçka të frikshme dhe kriminale, BonVivant do të nisë fazën e parë të fushatës kundër dhunës, “Bon Vive”.

Në thelb të kësaj fushate do të jenë tre veprime të CSR (Corporate Social Responsibility) të BonVivant, si një pjesë e pandarë e identitetit të kulturës dhe jetës civile në kryeqytet:

Do të krijojë një fond donacioni, i cili do të mbushet me një pjesë të fitimit të disa produkteve dhe shërbimeve, si dhe nga kontributet e klientëve. Lokalet të tjera të gastronomisë në Prishtinë që kanë vullnet dhe besim do të inkurajohen të bashkohen me këtë fond.

Një ditë të caktuar në vit, BonVivant do të ofrojë falas një program të pasur për një numër të kufizuar të studentëve nga Shkolla e Mesme e Kryeqytetit, të cilët kanë treguar sjellje të mirë dhe arritje të shkëlqyera.

Do të inkurajojë Shoqatat Joqeveritare të Rinjëve që të menaxhojnë fondin donacioni, me synimin që të ardhurat të shkojnë tek ata që japin shembull të tolerancës dhe kundër-dhunës.

Për fund, dikur në kryeqytetin tonë, si dhe në shumë qytete të Evropës, kafeteritë, restorantet ishin vende ku njerëzit komunikonin lirisht me të njohurit dhe të panjohurit, duke ndarë mendime dhe krijuar mundësi të reja. E panjohura nuk ishte sinonim i dhunës dhe frikës.Prandaj, BonVivant do të vazhdojë të promovojë një kulturë ku njerëzit mblidhen për të shijuar jetën dhe për të pasur një eksperiencë të mirëfilltë gastronomike . BonVivant, së bashku me shumë lokale të tjera të gastronomisë, kanë bërë Prishtinën një destinacion tërheqës për qytetarët nga e gjithë Kosova dhe për vizitorët nga jashtë, pa dallime.

E panjohura nuk duhet të përshkruhet si frikësuese në Prishtinë dhe në Kosovë nuk do të jetë kurrë!

Bon Vivant do të ri-kthehet shumë shpejt. Ju falenderojmë për mirëkuptimin dhe përkrahjen tuaj!

Faleminderit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat