​Jashari priti në takim zëvendëskomandantin e Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë

Aktuale

​Jashari priti në takim zëvendëskomandantin e Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë

Më: 9 gusht 2023 Në ora: 16:49
Jashari, Andrew Rohling

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim zëvendëskomandantin e Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë, gjenerallejtënant Andrew Rohling. Ata janë dakorduar për intensifikim të bashkëpunimit dhe konkretizim të projekteve të cilat synojnë zhvillimin profesional dhe taktik të FSK-së.

Sipas njoftimit të FSK-së, gjenerali amerikan ka potencuar që Komanda e Ushtrisë Amerikane për Europë dhe Afrikë do të vazhdojë të jetë përkrahës i Forcës në ngritjen e kapaciteteve ushtarake dhe ndërveprueshmërinë me forcat amerikane.

Në këtë takim, Jashari e ka njoftuar gjeneralin amerikan për të arriturat e FSK-së./Kp

Ai gjithashtu e ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme, si në fushën e trajnimeve ashtu në projekte të ndryshme infrastrukturore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat