​Ragmi Mustafi emërohet këshilltar politik i Besnik Bislimit

Aktuale

​Ragmi Mustafi emërohet këshilltar politik i Besnik Bislimit

Më: 9 gusht 2023 Në ora: 19:12
Foto ilustrim

Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafi, është emëruar këshilltar politik i zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi.

Sipas tij, kjo rikonfirmon përkushtimin e Qeverisë së Kosovës ndaj shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Ndërsa deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka shkruar se emërimi i Mustafit në këtë pozitë e mban Luginën pjesë të agjendës qeveritare.

Sipas tij, kjo është një përzgjedhje e mirë për t’i krijuar hapësirën që të vazhdojë angazhimin, sipas tij të palodhur, për avancimin e pozitës së shqiptarëve në Luginë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat