Lutfiu: Në Luginë ka racizëm, reagimi ndërkombëtar është i zbehtë

Aktuale

Lutfiu: Në Luginë ka racizëm, reagimi ndërkombëtar është i zbehtë

Më: 9 gusht 2023 Në ora: 19:25
Foto ilustrim

Kryetari i Këshillit Kombëtar të shqiptarëve në Luginë të Preshevës, Nevzad Lutfiu, ka thënë se ka diskriminim nga ana e Serbisë në komunat shqiptare.

Lutfiu, potencoi se bashkësia ndërkombëtare është njoftuar me atë se çka ka po ndodhë, por që sipas tij, ka reagim të zbehtë.

“Ata janë të njoftuar me çdo ngjarje që ndodhë në Luginë të Preshevës, fatkeqësisht që nuk e kemi reagimin e duhur”, u shpreh Lutfiu.

“Serbia është duke i bërë ballë presionit gjithë botës për mossanksionet ndaj Rusisë, por ky shtet në qëllimin e vet për spastrimin etnik është i vetëvendosur dhe fatkeqësisht që reagimi i ndërkombëtarëve ndoshta në nivelin që është dashur që ta kemi”.

“Kemi edhe raporte ndërkombëtare që flitet që këtu po ndodhë shkelje të drejatëve të njeriut, kemi edhe fakte që tregojnë që ka ndodhur racizmi, por reagimi I bashkësisë ndërkombëtare është i zbehtë”.

Ai shtoi se Beogradi po privilegjon serbët në Luginën e Preshevës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat