U emërua këshilltar i Bislimit, Mustafi: Dëshmi e përkushtimit të Qeverisë së Kosovës ndaj shqiptarëve të Luginës

Aktuale

U emërua këshilltar i Bislimit, Mustafi: Dëshmi e përkushtimit të Qeverisë së Kosovës ndaj shqiptarëve të Luginës

Më: 9 gusht 2023 Në ora: 19:27
Ragmi Mustafi

Ragmi Mustafi ka deklaruar publikisht se nga sot është emëruar këshilltar politik i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi.

Mustafi tha se ky emërim është dëshmi e përkushtimit të Qeverisë së Kosovës për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

“Me mirënjohje, dua të njoftoj se sot kam pranuar pozitën e Këshilltarit Politik të Zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog në Qeverinë e Republikës së Kosovës – Besnik Bislimi”.

“Kjo mundësi e jashtëzakonshme për të shërbyer Kosovën dhe Luginën në kuadër të ekipit z. Bislimi edhe njëherë rikonfirmon përkushtimin e Qeverisë së Republikës të Kosovës ndaj shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”, shkroi Mustafi në Facebook.

Kujtojmë se para se ta merrte këtë pozitë, Mustafi ka shërbyer si kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat