Islami: Zahir Pajaziti nuk gjeti mbështetje në Shqipëri

Aktuale

Islami: Zahir Pajaziti nuk gjeti mbështetje në Shqipëri

Më: 9 gusht 2023 Në ora: 22:31
Bedri Islami

Ish-kryetari i Lidhjes Popullore të Kosovës (LPK), Bedri Islami, ka folur për kohën kur dëshmori i kombit, Zahir Pajaziti, kishte shkuar në Shqipëri.

Islami tha se Zahir Pajaziti në vitin 1996 kishte hyrë në Shqipëri bashkë me shokun e tij Qerim Kelmendi i cili ishte i plagosur. Sipas Islamit, Zahir Pajaziti kishte menduar që do gjente mbështetje në Shqipëri, të cilën sipas tij nuk e gjeti.

Islami po ashtu tregoi se si Zahir Pajaziti e kishte pasur një përplasje me Azem Sylën në lidhje me luftën në Kosovë.

“Në rastin e Zahir Pajazitit, problemi ka qenë më i ndërlikuar. Zahiri në dhjetor të 96 ka qenë në Shqipëri… Ai ka qenë me Qerim Kelmendin, ai ishte plagos pak më përpara dhe e ka sjellë për mjekim. Ai ka menu që në Tiranë do gjejë mbështetje, nuk ka gjetë mbështetje. Ai ka patur bindjen që lufta drejtohet në Kosovë drejtuesi duhet me qenë në Kosovë. Ka pasur përplasje me Azem Sylën, ka qenë njeri i devotshëm, s’ka pasur hile. Por, koncepti i Zahirit ishte se kush do të flas për luftën dhe të vij në Kosovë”, tha ai.

Tutje Islami tha se Zahir Pajaziti ishte ndjekur nga shteti shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat