Vrasja në Skenderaj, vjen reagimi i Xhevdet Pozharit - ja çfarë kërkon: Tjetër rrugë nuk ka!

Aktuale

Vrasja në Skenderaj, vjen reagimi i Xhevdet Pozharit - ja çfarë kërkon: Tjetër rrugë nuk ka!

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 12:44
Xhevdet Pozhari

Një person mbeti i vrarë dhe tre të tjerë u plagosën pas të shtënave me armë zjarri në një lokal në Runik të Skenderajt.

Analisti Xhevdet Pozhari bën thirrje që ashpërsohen masat, pas vrasjeve të ditëve të fundit.

"Edhe një vrasje e rëndë paska ndodh sot në Skenderaj, një i vdekur dhe tre të plagosur.

Tronditëse se si brenda 4 ditëve në Kosovë ndodhën 3 vrasje në rrethana kur shkaktohet edhe rreziku i përgjithshëm.

Duhet të ashpërsohen masat për armëmbajtje pa leje.

Tjetër rrugë nuk ka. Mbi 90% e rasteve kalojnë veç me gjobë. Kjo vetëm i stimulon kaubojët.

Dënim me burg", shkruan ai në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat