Minatorët e Trepçës bojkotojnë punën, shkak rrogat

Aktuale

Minatorët e Trepçës bojkotojnë punën, shkak rrogat

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 13:50
Foto ilustrim

Minatorët e Trepçës sot kanë bojkotuar punën për shkak se nuk i kanë marrë pagat e muajit të kaluar.

Këtë e ka konfirmuar Destan Kërleshi nënkryetar i sindikatës së minatorëve.

Ai mes tjerash tha se nga menaxhmenti nuk ka dalë askush me asnjë deklaratë rreth kësaj çështjeje.

Kjo nuk është hera e parë që për një kohë të shkurtër minatorëve të Mitrovicës nuk iu ekzekutohen pagat. Për të njëjtën çështje, ata hynë në grevë në fillim të korrikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat