Rexhepi-Durmishi: Ndërtimi i rrugës Tetovë-Prizren, prioritet i dy shteteve

Aktuale

Rexhepi-Durmishi: Ndërtimi i rrugës Tetovë-Prizren, prioritet i dy shteteve

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 14:22
Foto nga takimi

Zv. ministri i Transportit dhe Lidhjeve të RMV-së, Bekim Rexhepi sot realizoi takim pune me zv. ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës së Republikës së Kosovës Hysen Durmishi.

Në takim Rexhepi dhe Durmishi theksuan se ndërtimi i rrugës Tetovë – Prizren është me prioritet.

“Me Durmishi diskutuam për projektet e përbashkëta në mes të dy vendeve ku temë kryesore e takimit ishte rruga Tetovë – Prizren respektivisht harmonizimin e qëndrimeve rreth përpilimit të projektit të përbashkët për këtë rrugë.

Traseja e rrugës tani më është e përcaktuar dhe projektimi do të bëhet në muajt në vazhdim. Vlen të theksohet se me z. Durmishi u dakorduam për parimet themelore të marrëveshjes dhe mënyrën e bashkëfinancimit”, shkruan Rexhepi në profilin e tij në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat