Avokatët nga Kosova njihen zyrtarisht nga Gjermania

Aktuale

Avokatët nga Kosova njihen zyrtarisht nga Gjermania

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 19:25
Ilustrim

Tash e tutje avokatët nga shteti i Kosovës do të njihen zyrtarisht nga shteti i Gjermanisë.

Këtë e bëri të ditur ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti i cili tha se “Kjo është një arritje e jashtëzakonshme jo vetëm për marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy shteteve tona, por edhe për drejtësinë kosovare”.

Ajeti theksoi se pas këtij vendimi “avokatët nga vendi ynë mund të përfshihen më lehtë në raste ndërkombëtare dhe të ofrojnë ekspertizën e tyre në çështje juridike”.

“Ky kapitull i ri ofron një mundësi të jashtëzakonshme, që dija dhe përvoja e avokatëve kosovarë të jenë në proporcion të drejtë me standardet ndërkombëtare të drejtësisë dhe të integrimit juridik, përkatësisht të përshtatmërisë së kuadrit ligjor të avokatisë kosovare me atë gjermane dhe evropiane. Faleminderit Ministrisë Federale të Drejtësisë për besimin e vazhdueshëm ndaj Republikës së Kosovës!”, ka shkruar Ajeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat