Kontrabanda në veri, policia publikon fotografitë

Aktuale

Kontrabanda në veri, policia publikon fotografitë

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 15:54
Pamje nga vendi i ngjarjes

Pesë veturat dhe një kombi në fshatin Çeçevë të Zubin Potokut kanë refuzuar të ndalen para Policisë së Kosovës, kësisoj personat e dyshimtë kanë filluar të gjuajnë me armë zjarri në drejtim të policëve.

Sipas një njoftimi për media, në këtë rast janë arrestuar pesë persona dhe një tjetër është arratisur.

“Si rezultat i aktiviteteve policore në brezin kufitar,  më 11.08.2023, rreth orës 03:20, bazuar edhe në informata që ka poseduar policia, ka reaguar në fshatin Kovaç (Farkëtarët), zona e përgjegjësisë e Stacionit Policor Kufitar-Jasenovik. Në këtë rast janë arrestuar pesë persona të dyshuar për kontrabandë me mallra dhe sulëm ndaj personit zyrtar, ndërsa një person i dyshuar ka arritur të shmanget arrestimit dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Për vënë situatën nën kontroll, për të evituar sulmin e mëtejmë dhe për të eliminuar çdo rrezik të mundshëm ndaj zyrtarëve policorë,  janë përdorur pajisjet zyrtare konkretisht armët e zjarrit nga zyrtarët policorë të përfshirë në këtë rast”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim bëhet e ditur se në këtë operacion, janë sekuestruar katër vetura të cilat kanë qenë të përfshira në rastin konkret ku një njërën prej tyre është hasur një sasi e cigareve të cilat dyshohet se ishin duke u kontrabanduar përmes rrugëve ilegale nga Serbia.

Në vend ngjarje kanë dalë të gjitha njësitë relevante.

Rasti është duke u trajtuar nga hetuesit e Drejtorisë Rajonale Veriu, në koordinim me organet tjera kompetente. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat