Musa: E panevojshme të mbahen të mbyllura seancat në Gjykatën Speciale

Aktuale

Musa: E panevojshme të mbahen të mbyllura seancat në Gjykatën Speciale

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 19:14
Avokati Skender Musa

Nga java e ardhshme rifillon procesi i gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Avokati Skender Musa vlerëson se nuk ka pasur asnjë kanosje ndaj dëshmitarëve dhe asnjë rrezikim të jetës apo shëndetit të tyre apo familjarëve të tyre.

“Kjo ka qenë edhe e ditur sepse në Kosovë realisht nuk ndodh asnjë kanosje ndaj dëshmitarëve edhe në procedura të tjera që zhvillohen brenda Kosovës. Në këtë drejtim mbrojta ka të drejtë që kërkon vazhdimisht të ndërpritet masa e paraburgimit pasi institucionet e Kosovës janë në gjendje që të zbatojnë çdo vendim që e merr gjykata”.

Musa shtoi se në aspektin ligjor mendon se janë plotësuar kushtet që t’u ndërpritet masa e paraburgimit të gjithë krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sa i përket kushteve të rrezikshmërisë.

“Ka qenë një proces i zvarritur dhe i stërngarkuar me dëshmitarë. Ajo që më ka lënë përshtypje negative në proces gjyqësor ka qenë një numër i madh i seancave që janë mbajtur me dyer të mbyllura për publikun. Nuk janë arsyetuar mjaftueshëm që ato seanca ka pasur nevojë të mbahen me dyer të mbyllura, pasi që nuk ka qenë askush i interesuar as në Kosovë e as jashtë Kosovës që të dihen emrat e dëshmitarëve që kanë qenë të mbrojtur”.

“Gjithashtu edhe dëshmitarët që janë paraqitur para gjykatës, pra edhe ata dëshmitarë që janë konsideruar si të mbrojtur, nuk kanë dhënë ndonjë provë apo ndonjë dëshmi që mund ta vërtetojnë akuzën për çka akuzohen krerët e UÇK-së”, deklaroi avokati Musa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat