Gjobitet sërish RTK-ja kësaj radhe me 3 mijë euro, këto janë shkeljet

Aktuale

Gjobitet sërish RTK-ja kësaj radhe me 3 mijë euro, këto janë shkeljet

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 08:19
RTK

Sindikata e Pavarur e RTK-së ka njoftuar se Radiotelevizioni i Kosovës është dënuar me 3 mijë euro gjobë nga inspektorati për shkak të një shkëputje të paligjshme të një kontrate.

Sipas kësaj sindikate, kjo është gjoba e pestë për Televizionin Publik brenda shtatë muajsh e që kostoja është fiks 11 mijë euro.

Njoftimi i plotë:

Gjoba e pestë ndaj RTK-së e shqiptuar nga Inspektorati: 3 mijë euro Për vetëm 7 muaj 11mijë euro gjoba ndaj RTK-së për veprime të paligjshme:

3000 euro- degradim i paligjshëm- Nr. 01/08-03/2023A

1500 euro- konkurs i paligjshëm-Nr.01/56-169/2023-GJ

1500 euro- konkurs i paligjshëm-Nr-01/56-168/2023-GJ

1000 euro- konkurs i paligjshëm-01 Nr.25-147/2023

1000 euro- konkurs i paligjshëm- 01Nr.25-148/2023

3000 euro- shkëputje e paligjshme e kontratës- Nr.01/56-62/23-GJ

TOTALI: 11000 EURO

Deri me tani askush nga vendimarrësit e RTK-së nuk ka dhënë përgjegjësi.

Me respekt,

Kryesia e SPRTK-së

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat