Afrim Kasolli: Albin Kurti po imiton Sali Berishën e viteve 90-a

Aktuale

Afrim Kasolli: Albin Kurti po imiton Sali Berishën e viteve 90-a

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 11:10
Afrim Kasolli

Njohësi i çështjeve politike dhe ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Afrim Kasolli, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka filluar t’i imitojë taktikat politike te Sali Berishës në vitet 90-ta.

Përmes një postimi në “Feacebook“, Kasolli ka thënë se, Berisha në vitet e 90-ta, kur i ngushtohej hapësira për manovrim të brendshëm, tentonte të përfitonte politikisht duke i përdorur politikanët shqiptarë që jetonin jashtë shtetit shqiptar, duke e përkrahur herën njërin lider kundër tjetrit.

Sipas Kasollit, të njëjtën strategji po e përdor edhe Kurti.

Postimi i plotë:

Albin Kurti ka filluar t’i imitojë taktikat politike te Sali Berishës në vitet ‘90. Që kur i ngushtohej hapësira për manovrim të brendshëm, tentonte të përfitonte politikisht duke i përdorur politikanët shqiptarë që jetonin jashtë shtetit shqiptar, duke e përkrahur herën njërin lider kundër tjetrit. Këtë strategji ka filluar ta ndjek Albin Kurti në Luginë dhe në Maqedoninë e Veriut, për shkak të presioneve të brendshme. Pas dështimit të turpshëm me Blerim Rekën i është kthyer përsëri kësaj aventure politike.

Natyrisht, në këtë lojë të rrezikshme e cila bie në kundërshtim me traditat e projektit modern nacional shqiptar, ai po gjen mbështetje edhe të politikan mediokër sikur kryetari i Tetovës, i cili deklaroi në tubimin e mbrëmshëm se Albin Kurti është kryeministër i gjithë shqiptarëve. Nonsens logjik. Kurse ky i fundit i entuziazmuar nga ajo shfaqje karanvaleske nuk la pa e rekomanduar Maqedoninë e Veriut se si duhet të orientohet në aspektin gjeostrategjik. Dhe kënd po e këshillon? Një shtet që e ka Ali Ahemtin liderin kryesor të shqiptarëve, ku pa orientimin e tij të qartë kombëtar dhe strategjik, Maqedonia e Veriut sot as nuk do të ishte ne NATO, dhe as në rrugën e integrimeve euroatlantike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat