Kryeministri Kurti mori pjesë në pritjen me rastin e 50-vjetorit të meshtarisë, në Kishën e Shën Jozefit në Stubëll

Aktuale

Kryeministri Kurti mori pjesë në pritjen me rastin e 50-vjetorit të meshtarisë, në Kishën e Shën Jozefit në Stubëll

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 18:37
Albin Kurti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori sot pjesë në pritjen me rastin e 50-vjetorit të meshtarisë, në Kishën e Shën Jozefit në Stubëll.

“Biografi më i vlefshëm e më i rëndësishëm i Nënës Terezë që na ka mësuar atë që duhet ta rilexojmë vazhdimisht se sa e rëndësishme është ta ndihmojmë njëri tjetrin dhe sa e rëndësishme është të solidarizohemi me ata të cilët janë në nevojë, janë më të varfër ose kanë vështirësi të tjera në jetë. Duke i ndihmuar tjetrit na e ndihmojmë edhe veten tonë andaj përgëzime edhe njëherë për këtë 50-vjetor të meshtarisë, rrofshi e qofshi mbarë e më të mira” u shpreh ai.

Bashkë me kryeministrin Kurti ishin edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Fjala e plotë e kryeministrit:

Të dashur vëllezër e motra,

I nderuari imzot Ipeshkvë Dodë Gjergji,

Unë jam fort i gëzuar e i nderuar e i kënaqur që jam sot në mesin tuaj me rastin e 50- vjetorit të meshtarisë dhe m’u bë zemra mal që ndodhem pranë Dodë Ndue Gjergjit i cili mua më ka qëndruar pranë bashkë në Detroit atëherë kur kishim një tubim me bashkatdhetarët shqiptarë në kishën e Shën Palit atje dhe për Don Lush Gjergjin nuk kam se çka i flas asnjërit prej juve sepse që të gjithë e njohim shumë mire meqë kemi përfituar aq shumë prej tij. 

Biografi më i vlefshëm e më i rëndësishëm i Nënës Terezë që na ka mësuar atë që duhet ta rilexojmë vazhdimisht se sa e rëndësishme është ta ndihmojmë njëri-tjetrin dhe sa e rëndësishme është të solidarizohemi me ata të cilët janë në nevojë, janë më të varfër ose kanë vështirësi të tjera në jetë. Duke i ndihmuar tjetrit na e ndihmojmë edhe veten tonë andaj përgëzime edhe njëherë për këtë 50 vjetor të meshtarisë, rrofshi e qofshi mbarë e më të mira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat