“Faleminderit Armend Mehaj”, Vetëvendosja organizon ndejë lamtumirëse për ish-ministrin e Mbrojtjes

Aktuale

“Faleminderit Armend Mehaj”, Vetëvendosja organizon ndejë lamtumirëse për ish-ministrin e Mbrojtjes

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 23:17
Armend Mehaj dhe Albin Kurti

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur ndejë lamtumirëse për ish-ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj.

VV ka shpërndarë një video në Facebook, ku në këtë ndejë shihen një numër i madh i njerëzve, nderta edhe kryeministri, Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

“Faleminderit Armend Mehaj.” – shkruan në videon e publikuar nga Vetëvendosja.

Gjithashtu, kryeministri Kurti ka mbajtur një fjalim para të pranishmëve, duke falënderuar ish-ministrin Mehaj për shërbimin e tij.

“Sa ishte ministër Armend Mehaj është bërë një punë e jashtëzakonshme madhore për mbrojtjen dhe sigurinë e vendit tonë. E para është ngritja e kapaciteteve profesionale dhe e dyta ngritja e atyre operacionale të FSK-së.” – ka deklaruar Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat