I vjen thirrja kryeministrit Kurti: LVV-ja të depërtojë edhe në RMV, forca e saj do ta mposht këtë parti në Maqedoni

Aktuale

I vjen thirrja kryeministrit Kurti: LVV-ja të depërtojë edhe në RMV, forca e saj do ta mposht këtë parti në Maqedoni

Nga: A.SH Më: 13 gusht 2023 Në ora: 12:33
Pritja e Albin Kurtit në Tetovë

Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti ishte për vizitë në Tetovë.

Atje u prit nga shumë tetovarë, por që vizita e tij mori shumë kritika si nga akterët në Kosovë, ashtu edhe nga ata të Maqedonisë.

Opinionisti Sulejman Mehazi, ka thënë se tetovarët ia konfirmuan mbështetjen Kurtit dhe veprimeve të tij.

Sipas tij, vetëm forca e partisë së Kurtit do ta mposhte BDI-në.

Postimi në Facebook:

Kërkesë dashamirëse kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit!

I nderuar kryeministër Albin Kurti, tetovarët fuqishëm argumentuan përkrahjen e veprimeve tuaja politike, për këtë shkak ju kishim lutur që LVV-ja të depërtonte edhe në RMV, vetëm forca e partisë suaj e mposht BDI-në. Nëse gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare konkurruat me partinë tuaj në Shqipëri pse mos të konkurroni edhe gjatë zgjedhjeve të ardhshme parlamentare me LVV-në tuaj në RMV!

Sidomos në zonën zgjedhore 6 të Pollogut me shumicë 80%-she shqiptare mund të fitoni më pak 5 deputetë.

Dhe diçka të ju themi i nderuar kryeministër Kurti, kujdes!, për personat momental që i keni zgjedhur në RMV, qytetarët shqiptarë të RMV-së këta persona i njohin koxha më mirë dhe se nuk janë të autoritetshëm dhe aq të besueshëm për ta udhëhequr partinë tuaj.

@S.Mehazi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat