Mustafi, Vuçiqit: Mos u merr me deklaratat e Kurtit

Aktuale

Mustafi, Vuçiqit: Mos u merr me deklaratat e Kurtit

Më: 13 gusht 2023 Në ora: 22:11
Ragmi Mustafi

Ragmi Mustafi, ish-kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe tash këshilltar politik i zv.kryeministrit Besnik Bislimi, ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, se kryeministri Albin Kurti, në Tetovë dhe Çair promovoi idenë e “Shqipërisë së madhe”.

Ai ka shkruar në Facebook se Vuçiqi do të ishte mirë të merrte masa të menjëhershme për të ndërprerë diskriminimin, pasivizimin dhe gjuhën kriminalizuese ndaj shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

“Si dhe të zbatojë obligimet ndërkombëtare të marra nga tri marrëveshjet e nënshkruara me përfaqësuesit politikë të Luginës. Se sa të referohet në këtë gjuhë të papranueshme”, ka shkruar ai.

Ndryshe, fjalimi i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, në sheshin kryesor të Tetovës ka sjellë zemërimin e presidentit serb Vuçiq.

Kurti e këshilloi nga Tetova qeverinë e Maqedonisë së Veriut që të ishte më afër Kosovës, Shqipërisë dhe Bullgarisë e sa më larg Serbisë.

E Vuçiq pretendoi se Kurti po përpiqet të nxisë trazira jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, por edhe në jug të Serbisë./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat