Deputetja britanike i reagon zëdhënësit të BE-së, pasi e quajti Kosovën “të paaftë për t’u sjellë në mënyrë evropiane”

Aktuale

Deputetja britanike i reagon zëdhënësit të BE-së, pasi e quajti Kosovën “të paaftë për t’u sjellë në mënyrë evropiane”

Më: 14 gusht 2023 Në ora: 19:41
Deputetja britanike, Alicia Kearns

Deputetja britanike, Alicia Kearns ka deklaruar se ka mungesë të plotë të ekuilibrit në marrëdhëniet e Bashkimit Evropian me Kosovën.

Kështu është shprehur ajo në rrjete sociale, pas deklaratave të zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, ku kishte kritikuar Kosovën për mungesë të sjelljeve evropiane.

Deputetja britanike po ashtu ka shpërndarë videon me deklaratën e zëdhënësit të BE-së, e ku ka renditur edhe disa fakte të sjelljeve joevropiane të Serbisë, që nga pushtimi rus i Ukrainës.

“Zëdhënësi i BE-së tregon mungesën e plotë të ekuilibrit në marrëdhëniet e BE-së me Kosovën. Të thuash që Kosova ka ‘paaftësi për t’u sjellë në mënyrë evropiane’ është një keqinterpretim i rëndë, por më pas të mos përmendësh veprimet e Serbisë në listën e dhënë më poshtë?”, ka shkruar ajo derisa ka etiketuar diplomatin evropian Josep Borrell.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat