Durmishi: Në të gjitha rrugët e vendit po vendoset sinjalizimi vertikal, horizontal dhe paisjet e tjera të sigurisë rrugore

Aktuale

Durmishi: Në të gjitha rrugët e vendit po vendoset sinjalizimi vertikal, horizontal dhe paisjet e tjera të sigurisë rrugore

Më: 14 gusht 2023 Në ora: 22:02
Hysen Durmishi

Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënӕ se në të gjitha rrugët nacionale dhe rajonale të vendit është duke u vendosur sinjalizimi vertikal, horizontal dhe paisjet e tjera të sigurisë rrugore.

“Në të gjitha rrugët nacionale dhe rajonale të Republikës së Kosovës po vendoset sinjalizimi vertikal, horizontal dhe paisjet e tjera të sigurisë rrugore”, ka shkruar Durmishi.

Duke thënë se “vazhdojmë e nuk ndalemi asnjëherë”, zëvendësministri Durmishi ka treguar se janë duke punuar me shtatë kontrata në shtatë regjione të Kosovës.

“Me shtatë kontrata në shtatë regjionet e Kosovës jemi duke punuar çdo ditë që ta mirëmbajmë dhe përmirësojmë sinjalistikën në mënyrë që siguria në rrugët tona të jetë më e madhe”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat