Çeku: Policia e Kosovës efektive në arrestimin e kriminelëve, dikush tjetër i liron

Aktuale

Çeku: Policia e Kosovës efektive në arrestimin e kriminelëve, dikush tjetër i liron

Më: 14 gusht 2023 Në ora: 22:50
Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka thënë se Policia e Kosovës ka qenë efektive në arrestimin e personave me të kaluar kriminale, por që sipas tij është “dikush” tjetër që po i liron ata. E Për këtë ai nuk e fajëson Policinë e Kosovës por as vetë Qeverinë aktuale.

Kështu ka thënë ai teksa është ftuar në emisionin “Debat Plus”, ku po diskutohet për të kulturën dhe politikën në vend.

“Kush i liron ata, a i liron Qeveria? A i liron kryeministri? Përkundrazi, i vetmi instrument i sundimit të ligjit që është pjesë e qeverisë me autonomi të plotë është policia e Kosovës. Policia ka qenë shumë efektive në arrestimin e kriminelëve në veri të cilët pastaj po i liron dikush tjetër”, u shpreh ai.

“Nga viti i kaluar, dhjetëra barrikada, dhjetëra rrugë të bllokuar, shumë informacion të bazuar me emër e mbiemër, me vepra të kryera, të dorëzuar në Prokurori. Sa veprime janë ndërmarrë deri sot në raport më të gjithë ata kriminelë në veri që i kanë vendosur ato barrikada duke ua vështirësuar jetën qytetarëve në veri të Kosovës dhe vazhdimësi e kësaj janë arrestimet e kohëve të fundit të policisë për njerëz që kanë precedent penal, të kaluar kriminale”, shtoi më tej ministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat