Profesori universitar Selmani: Vizita e Kurtit në Shkup acaroi marrëdhëniet Kosovë – Maqedoni e Veriut

Aktuale

Profesori universitar Selmani: Vizita e Kurtit në Shkup acaroi marrëdhëniet Kosovë – Maqedoni e Veriut

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 00:25
Albin Kurti]

Profesori universitar, Bashkim Selmani, ka folur për vizitën e kryeministrit Albin Kurti në Maqedoninë e Veriut, ku mori pjesë në përurimin e një rrugë në Çair të Shkupit.

Në Edicionin Special, ai ka deklaruar se vizita e Kurtit i ka acaruar marrëdhëniet mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

“Kur zotëri Kurti bëri një vizitë në Maqedoni takoi opozitën, por nuk takoi ata që kanë legjitimitet në Maqedoninë e Veriut. Nga qytetarët shqiptarë ka qenë një pritje madhështore, dhe nga ana tjetër ka acaruar marrëdhëniet mes Kosovës dhe Maqedonisë së Kosovës”.

“Nga ana jonë është e paarsyeshme, para një viti pat takim ndërqeveritar, i cili ishte shumë frytdhënës por ky sindromë i bartur nga Shqipëria”.

“Lind pikëpyetja pse u bartë edhe në Maqedoninë e Veriut? Më pak i nevojitej Kosovës, kur aktualisht është nën ombrellën e masave dhe nuk i bënë ndër as Kosovës dhe as Maqedonisë së Veriut. Në këtë rast siç duket u cenua ai imazhi i pritjes ndërshtetërore, nuk i bënë nder as Kosovës dhe as Maqedonisë së Veriut”, ka thënë Selmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat