Ia përmendi vëllain e ndjerë, Pozhari i reagon ashpër komentuesit: Injorant, palaço!

Aktuale

Ia përmendi vëllain e ndjerë, Pozhari i reagon ashpër komentuesit: Injorant, palaço!

Nga: A.M. Më: 15 gusht 2023 Në ora: 10:46
Xhevdet Pozhari

Analisti Xhevdet Pozhari ka bërë një reagim në lidhje me dorëheqjen e ministrit Armend Mehajt, duke ndërlidhur me arsyen se ky largim erdhi pasi gruaja e tij kishte probleme shëndetësore.

“Ish ministri Armend Mehaj ende qenka në Kosovë. Lajm i mirë se kjo të jep shpresë se gjendja e familjarit të tij është përmirësuar. Në të kundërtën, asnjë njeri normal nuk do të vraponte pas dekoratave, por do të shkonte drejt tek njeriu që është raportuar se është në gjendje të rëndë shëndetësore. Gjë që është paraqitur si arsye e dorëheqjes dhe për të cilën të gjithë ndjemë keqardhje pasi e kuptuam”, shkroi ndër të tjera ai.

Mirëpo, Pozhari në këtë shkrim u përballë me një koment të një lexuesi, i cili ia përmendi vëllain e ndjerë.

“Ky shkrim tregon se sa bërllog je ti, ti ngajshe nëpër debate e vëllain e ke pas në spital, qe burri që je ti me i jep dikujt ligjerata familjare”.

E ky koment e ka prekur Pozharin, pasi ky e publikoi këtë koment, derisa iu kundërpërgjigj ashpër.

“Po, unë e kam pas familjarit sëmurë dhe as kam dhënë dorëheqje, e as nuk e kam lënë anash kujdesin. Kam vrapuar studio-spital, çdo ditë. Ka pas rast kur kam ndejt me ankth në studio duke pritur se në çdo moment mund të më vjen lajmi i keq. Por, fundërrina si qifti i këtij bëjnë krahasime të tilla.

Unë nuk kam vrapuar as pas dekoratave, as jam zgërdhirë e krekosur, e as që më duhet ndonjë e tillë”, u shpreh Pozhari, përcjell “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat