Shala ngrit shqetësimin: Kosova po importon thëngjill, duke qenë fuqi botërore me rezerva të thëngjillit

Aktuale

Shala ngrit shqetësimin: Kosova po importon thëngjill, duke qenë fuqi botërore me rezerva të thëngjillit

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 11:50
Foto ilustrim

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala e ka quajtur skandaloz faktin që Kosova po vazhdon të importojë thëngjill, duke qenë fuqi evropiane e botërore me thëngjill.

Shala ka bërë disa pyetje publike për këtë situatë duke thënë se përgjigjen i di dhe duhet t’i jap vetëm kryeministri Kurti.

“Kosova Importon Thengjill – a ka mundësi edhe kjo të ndodh!? Në këto ditë pushimi, Qeveria nuk po stabilizohet assesi.
Sot nuk po i numëroj aferat politike e as ato ekonomike, si ato në sektorin e energjisë, rezervat shtetërore të grurit, vajit etj. Por sot po ngris shqetësimin ekonomik e logjik; Kosova është fuqi europiane e botërore me rezervat e thëngjillit, mbi 12 miliard ton lignite në tri bazenet: Ai i rrafshit të Kosovës, Ai i rrafshit të Dukagjinit dhe Ai i rrafshit të Drenicës. E fatkeqësisht, Feronikeli sot importon 10,000 (dhjetë mijë) ton thëngjill në muaj nga Mali i zi, për nevoja industriale të saj. Krejt kjo çmenduri ekonomike e Qeverisë, përkatësisht Ministrisë së Ekonomisë e cila udhëheqë dhe menaxhon ndërmarrjen publike KEK. Pse Feronikeli importon thëngjill, e Keku nuk e furnizon me atë!? Pse po ndodh e gjithë kjo? Pse Feronikeli është pak kilometra nga Keku? Pse Feronikeli punëson mbi 800 punëtorë në linjë direkte, e mbi 1500 indirekte? Pse Feronikeli është në Drenas? Apo pse Feronikeli është ndërmarrje private dhe investitori i jashtëm? Këto përgjigje i din vetëm Kryeministri Kurti”
, shkruan Shala në reagim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat