Arrestimi i Mujecit, Lëvizja Vetëvendosje paralajmëron mbledhje urgjente – ja detajet

Aktuale

Arrestimi i Mujecit, Lëvizja Vetëvendosje paralajmëron mbledhje urgjente – ja detajet

Nga: A.M. Më: 15 gusht 2023 Në ora: 13:32
Lëvizja Vetëvendosje (LVV)

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka nisur procedurë disiplinore ndaj asambleistit Besnik Mujeci, i cili u arrestua gjatë ditës së sotme në Shqipëri, kjo pasi bashkë me katër persona tjerë janë kapur me substanca narkotike.

Këtë e bëri të ditur Sekretari për media dhe komunikim i LVV-së, Arlind Manxhuka.

Ai në një postim në Facebook u shpreh se partia do të mbajë mbledhje urgjente për të trajtuar rastin në fjalë, transmeton "Bota sot".

“Me të marrë informacionin kemi iniciuar menjëherë procedurën disiplinore me ç’rast Komisioni Disiplinor i LV-së do të mbajë mbledhje urgjente për të trajtuar rastin në fjalë. Pas mbledhjes do t’ju njoftojmë mbi vendimin”.

Ndryshe, Policia e Shtetit në Tiranë ka arrestuar sot pesë persona për trafikim me lëndë narkotike, ndërkaq në mesin e të arrestuarve dyshohet të jetë edhe Besnik Mujeci, asambleist i lëvizjes Vetëvendosje.

“Pamje gjatë operacionit policor të koduar “Punisher 2”, gjatë të cilit u arrestuan shtetasit Mithat Ramadani 30 vjeç dhe Besnik Mujeci, 40 vjeç, të dy banues në Prishtinë dhe Kalem Picari, 24 vjeç, Ambra Myftari 28 vjeçe, Daniel Avdija 26 vjeç, të tre banues në Tiranë. Shtetasit e arrestuar janë lokalizuar në kryqëzimin e rrugëve “Myslym Shyri” dhe “Sami Frashëri”, së bashku me dërgesën me lëndë të dyshuar narkotike, prej 11 300 tabletash ekstazi MDMA, me peshë 5.093 kg dhe vlerë tregu rreth 400 mijë euro”, njofton Policia e Shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat