Zemaj drejtuar LVV-së: A ju nxonën prapë a?

Aktuale

Zemaj drejtuar LVV-së: A ju nxonën prapë a?

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 14:03
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka reaguar pas raportimeve që asambleisti i Lëvizjes Vetëvendosje është arrestuar pasi është kapur në Shqipëri me subsatnca narkotike.

Zemaj përmës një statusi ka iu ka drejtuar VV-së, “A ju nxonen prapë a? Kokën “lartë” trimi i VV-së”, ka shkruar ai.

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka nisur procedurë disiplinore ndaj asambleistit Besnik Mujeci, i cili u arrestua gjatë ditës së sotme në Shqipëri, kjo pasi bashkë me katër persona tjerë janë kapur me substanca narkotike.

Këtë e bëri të ditur Sekretari për media dhe komunikim i LVV-së, Arlind Manxhuka.

Ai në një postim në Facebook u shpreh se partia do të mbajë mbledhje urgjente për të trajtuar rastin në fjalë, transmeton "Bota sot".

“Me të marrë informacionin kemi iniciuar menjëherë procedurën disiplinore me ç’rast Komisioni Disiplinor i LV-së do të mbajë mbledhje urgjente për të trajtuar rastin në fjalë. Pas mbledhjes do t’ju njoftojmë mbi vendimin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat