Dorëheqja e tre policëve serbë në veri, reagon edhe ambasadori gjerman - ja çka thotë

Aktuale

Dorëheqja e tre policëve serbë në veri, reagon edhe ambasadori gjerman - ja çka thotë

Më: 17 gusht 2023 Në ora: 18:58
Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde

Për dorëheqjen e tre policëve serbë në pjesën veriore të Kosovës, të cilën morrën detyrën vetëm kohëve të fundit, ka reaguar i shqetësuar edhe ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, i cili u shpreh përmes një cicërime në Twitter se të gjithë duhet të jenë në gjendje të kryejnë detyrat e tyre “pa qenë të frikësuar”.

“Pajtohem plotësisht (me Shefin e EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano): një vend multi-etnik duhet të ketë polici multi-etnike.

Të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosvoës – pavarësisht se cilës përkatësi etnike i takojnë – duhet të jenë në gjendje të kryejnë detyrat e tyre pa u frikësuar”.

Për këto dorëheqje të menjëjhershme, shefi i EULEX-it tha se janë duke i parë “me shqetësim” dhe se “përbërja policore në veri duhet të reflektojë dhe përfaqësojë shoqërinë të cilës i shërbejnë dhe e mbrojnë”.

“Jemi duke i parë me shqetësim dorëheqjen e fundit të tre policëve të sapo-rekrutuar në komunitetin serb të Kosovës. EULEX-i po i ndjek me shqetësim këto zhvillime”, ka shkruar Barbano.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat