Basha ‘godet’ shefin e EULEX-it dhe ambasadorët pasi reaguan për largimin e tre policëve serbë: Po shitni përralla

Aktuale

Basha ‘godet’ shefin e EULEX-it dhe ambasadorët pasi reaguan për largimin e tre policëve serbë: Po shitni përralla

Më: 17 gusht 2023 Në ora: 22:36
Dimal Basha

Shefi i EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano, Ambasadori i Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, dhe ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde kanë reaguar pas largimit të tre pjesëtarëve të rinj të komunitetit serb nga Policia e Kosovës, duke u shprehur të shqetësuar.

Reagimet e tyre i ka komentuar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, duke ju thënë “po na shitni përralla”.

Basha përmes një postimi në Facebook, duke iu drejtuar shefit të EULEX-it dhe ambasadorëve ka thënë se nëse me të vërtete janë të shqetësuar i kishin vë masa Serbisë dhe jo Kosovës.

“Shefi i EULEX-it dhe plotë ambasadorë paskan reagu duke thanë që jemi duke i përcjellë me shqetësim dorëheqjet e fundit të 3 serbëve të Kosovës të saporekrutuar! Po na shitni përralla për besë, sepse me qenë vërtetë të shqetësum i kishi vë masa Serbisë, e jo Kosovës.” – ka shkruar Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat