Këto janë pajisjet shtëpiake efiçiente që do të subvencionohen nga ME

Aktuale

Këto janë pajisjet shtëpiake efiçiente që do të subvencionohen nga ME

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 12:06
Albin Kurti

Sistemet diellore për ngrohjen e ujit, rrobalarëset, enëlarëset dhe frigoriferët, janë pajisjet shtëpiake efiçiente të radhës të cilat do të subvencionohen për të gjithë qytetarët nga Ministria e Ekonomisë. Megjithatë, lehtësira, do të ketë për familjet nën asistencë sociale dhe për prindërit vetushqyes.

Kështu u tha në lansimin e “Thirrjes publike për mbështetjen e konsumatorëve familjarë në investimin në pajisje shtëpiake efiçiente dhe sistemin diellor për ngrohjen e ujit sanitar”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se fokusi i Qeverisë është edhe rritja e efiçencës së energjisë.

“Fokusi ynë nuk është vetëm rritja e kapaciteteve prodhuese, ne paralelisht jemi duke bërë punë edhe në rritjen e efiçencës së energjisë. E Kjo nuk është veç ulje e konsumit, efiçrenca e energjisë përveç që ndikon në uljen e kostos financiare për familjet dhe ekonominë tonë, ajo gjithashtu ndikon në reduktimit e emetimit të gazrave dhe uljen e importit të energjisë elektrike, pra mjedisë më të shëndetshëm për të gjithë dhe kursim të buxhetit të shtetit që është i të gjithëve. Këtë qëllim e ndajmë me miqtë dhe partnerët tanë të cilët kanë ndarë 75 milionë euro për Republikën e Kosovës, në përballje me pasojat me pasojat e krizës energjetike evropiane. Kjo pako ka vlerën më të lartë për kokë banori në rajon”, tha ai.

Kurti tha se një javë më parë është lanësuar thirrja e dytë e Fondit të Kosovës për Efiçencë të Energjisë për subvencionimin e qytetarëve për investimin në efiçencë të energjisë, e që është ende e hapur dhe synon t’i mbështes rreth 2 mijë qytetarë.

“Sot po lansojmë masën e tretë me radhë, subvencionimin e pajisjeve shtëpiake për familje me fokus në përkrahjen e qytetarëve në mbështetje të asistencës sociale dhe të prindërve vetushqyes. Këto masa vinë si vazhdimësi e punës që kemi bërë si qeveri për të rritur investimet në efiçencë të energjisë, krahas punës që kemi bërë për vendosje të objektivave ambicioze në strategjinë tonë të energjisë...kjo skemë që po lanësojmë sot e me ato që do të prezantojmë në javët në vijim, do të mbështesim edhe 20 mijë familje e do të rrisim edhe më tej efiçencën e energjisë në vendin tonë”, tha ai, duke shtuar se vitin e kaluar kanë mbështetur mbi 9 mijë familje për paisje të efiçencës së energjisë.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se këtë vit ministria që drejton do të zbatojë programin e efiçencës i cili kap shifrën prej 15 milionë euro, përmes së cilës synohet të përfitojnë së paku 20 mijë qytetarë, derisa sa dha detaje edhe për dy thirrjet e para që lansuan sot.

“Për pajisje shtëpiake, rrobalarëse, enëlarëse, frigorifer dhe sisteme diellore për ngrohjen e ujit. Ndërsa me të tjera do të vazhdojmë gjatë javëve në vijim.... sivjet për herë të parë në Kosovë, do të investohen rreth 30 milionë euro në investime në sektorin rezidencial, që është shuma më e madhe që është investuar ndonjëherë në këtë sektor“,tha ajo.

Kurse, Alessandro Bianciardi nga zyra e BE-së në Kosovë, inkurajoi familjet e Kosovës që t’i adaptojnë masat kursyese, pasi benifitet janë të shumfishta.

“BE mbetet e përkushtuar që ta mbështes Kosovën në rrugën për një energji të pastër, dekarbonizimin dhe një sigurime më të mirë me energji të ripërtrishme që janë esenciale për një zhvillim të qëndrueshëm“, tha ai.

Përndryshe, në këtë konferencë u tha se ME do t’i mbështes familjet me pajisje ngrohëse efiçente, pajisjeve elektor shtëpiake me efiçente të lartë dhe instalimin e sistemeve të energjisë së ripërtrishem.

Masa e pesetë do ta vazhdojmë me mbështetjen e ndërmarrjeve mikro të vogla dhe të mesme dhe përfshinë vlerën prej 5 milionë euro.

Për rrobalarëse, ME do të subvencionojë gjithë qytetarët në vlerë prej 200 euro. Kurse, për prindërit vet ushqyes subvencionimi bëhet në vlerën 300 euro. Ndërsa, për familjet nën asistencë sociale subvencionimi bëhet deri në 400 euro. Kriter për aplikim që duhet të përmbushet për të gjitha pajisjet, është që konsumi mujor i energjisë elektrike të jetë 250 kilovat orë për 10 muajt e fundit.

Për enëlarëse, ME për të gjithë qytetarët do të subvencionojë 150 euro. Për prindërit vetushqyes 250 euro dhe për familjet nën asistencë sociale 300 euro.

Për frigorifer, ME do të subvencionojë është 100 euro për qytetarët, 150 për prindërit vetushqyes dhe 200 euro për familjet nën asistencë sociale.

Për sistemin diellor, ME do të subvencionojë 40 % të vlerës së investimit, por jo më shumë se sa 1000 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat