Presidentja Osmani nga Klina komenton arrestimet e sotme

Aktuale

Presidentja Osmani nga Klina komenton arrestimet e sotme

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 13:30
Albin Kurti- Vjosa Osmani

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka folur rreth arrestimeve që janë berë sot në MINT dhe biznesmenit Ridvan Muharremi.

Osmani nga Klina ka thënë se bazuar në informatat që kanë, duhet pritur epilogun e këtij rasti dhe nuk duhet paragjykuar.

“Komenti im është që për çdo proces të institucioneve të drejtësisë dhe ligjzbatuese ne duhet ta presim epilogun dhe deri në këtë moment bazuar në informatat që kemi është e pamundur të paragjykohet epilogu i këtij rasti”, deklaroi Osmani.

Ndryshe, sot Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se pas bastisjeve në disa lokacione, janë arrestuar tre persona, biznesmeni Ridvan Muharremi dhe dy zyrtarë të MINT.

Të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Të arrestuarit dyshohen për veprat ‘’Keqpërdorim i detyrës zyrtare’’, si dhe ‘’Dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale të Keqpërdorimit të detyrës zyrtare’’.

“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Policia e Kosovës – Njësia e Veçantë e Hetimeve, ka realizuar sot bastisje në lokacione të ndryshme në Prishtinë, ku kanë arrestuar tre (3) persona me inicialet R.M. H.G dhe I.L.

Prokuroria Speciale njofton opinionin publik se tre personat e arrestuar, R.M. H.G dhe I.L. dyshohen për veprat ‘’Keqpërdorim i detyrës zyrtare’’, si dhe ‘’Dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale të Keqpërdorimit të detyrës zyrtare’’, bëhet e ditur në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat