Sveçla: Policët serbë po detyrohen të japin dorëheqje pas kërcënimeve dhe presioneve të Beogradit

Aktuale

Sveçla: Policët serbë po detyrohen të japin dorëheqje pas kërcënimeve dhe presioneve të Beogradit

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 14:56
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, ka reaguar pas dorëheqjes së policëve  serbë nga Policia e Kosovës.

Sveçla ka thënë se policët po detyrohen të japin dorëheqje,  përmes kërcënimeve dhe presioneve  nga  Beogradi. Ndërsa ka kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar të reagoj ashpër ndaj sjelljes së Serbisë.

“Policët po detyrohen të japin dorëheqjen përmes kërcënimeve dhe presioneve nga institucionet e sanksionuara të Beogradit. Në këtë mënyrë ata qëllimisht po dëmtojnë pakicën serbe në Kosova, duke shkelur sovranitetin tonë.

Kjo duhet të ndalojë. Komuniteti ndërkombëtar duhet të reagojë ashpër ndaj sjelljes së Serbisë”, ka shkruar Sveçla në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat