Vonesa në porosinë për rezerva shtetërore, ministrja Hajdari jep detaje

Aktuale

Vonesa në porosinë për rezerva shtetërore, ministrja Hajdari jep detaje

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 16:52 Përditësuar në ora: 19:40 më 18.08.2023
Rozeta Hajdari

3% e porosisë në vitin 2022 u vonua, Hajdari: S’më lejon ligji të flasë a bëhet fjalë për grurë dhe vaj

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, s’ka pranuar që të flasë se çfarë është 3% i porosisë që mungon nga porosia që është bërë në vitin 2022.

Ajo ka thënë se ligji për rezerva shtetërore nuk e lejon që të tregojë sasinë, llojin apo lokacionin.

Ndërkohë ka konfirmuar se në vitin 2022, kanë paguar para avans, por që 3% e porosisë është vonuar, dhe kështu në qërshor të këtij viti kanë njoftuar avokaturën shtetërore për të iniciuar procedurë gjyësore.

“Në shkurt të vitit 2022 ishim në një sfidë për të siguruar grurin, dhe produkte të tjera. Dhe në këtë rast duke u bazuar në nenet që I përmend, ministria ka paguar avanc për të.

Dhe ju thash e nga kontratat, se vetëm 3 % e totalit është me vonesa. Për të cilat vonesa është njoftuar edhe avokatura.

Janë bërë pagesat në avans, ka pasur 3 % vonesa, për të cilat është njoftuar avokatura shtetërore. Nuk me lejon neni 9, të përmendi as vaj, as sheqer, as vegetë”, ka thënë Hajdari.

Ministrja Hajdari nervozohet para gazetarëve, godet tavolinën me dorë

Ministrja e Tregtrisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, në një konferencë për media të mbajtur pas aksionit të sotëm ku edhe mbetën të arrestuar dy zyrtarë të ministrisë së saj, ka pranuar se në porosinë për rezerva shtetërore që ishte bërë gjatë vitit 2022, 3 % nga totali i porosisë ka pasur vonesa.

Për këtë, ministrja Hajdari ka thënë se në qershor të vitit 2023, kanë angazhuar avokaturën shtetërore për inicim të porcedurës gjyësore.

Derisa gazetarët e pyetën se 3 për qind në çfarë shifre përkthehet, Hajdari u thirr në ligjin për Rezerva Shtetërore neni 3-të, ku sipas këtij ligji, nuk i lejohet të bëjë publik shifra.

Në një moment, Hajdari humb “kontrollin” dhe shfaq nervozitet duke goditur tavolinën me dorë.

Ministrja Hajdari: Ka pasur fyerje, shantazhe në personalitetin tim

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka deklaruar se nuk sheh asnjë arsye për të dhënë dorëheqje, pas arrestimit të dy zyrtarëve të kësaj ministrie dhe një afaristi nën dyshimin për keqpërdorime me furnizim të Rezervës Shtetërore.

Ministrja Hajdari në konferencën për media theksoi se s’ka as dyshime për zyrtarët e ndaluar për 48 orë të premten nga policia.

Hajdari: Nuk shoh asnjë arsye për dorëheqje

Sa i përket dorëheqjes time, nuk shoh asnjë arsye për të dhënë dorëheqje dhe këtë e them me përgjegjësi të plotë dhe siguri të plotë dhe nuk shoh asnjë arsye dhe thjesht dyshim te zyrtarët të cilët janë të ndalur sot”, theksoi Hajdari.

Ministrja Hajdari theksoi po ashtu se kërkesa e policisë për pranim-dorëzim të provave ka qenë në kundërshtim me ligjin.

Hajdari: Kërkesa e policisë për pranim-dorëzim të provave ka qenë në kundërshtim me ligjin

“Si Ministri e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë pres që organet e hetimit të kenë në vëmendje që krahas punës hetimore të mos cenojnë në asnjë rrethanë sigurinë shtetërore për sa kohë që bëhet fjalë Rezervën shtetërore të Republikës sonë e klasifikuar sipas ligjit për Rezervën Shtetërore dhe Ligjit për Mbrojtjen e Informacionit të klasifikuar. Sepse gjatë hetimeve dokumentet të cilat janë marrë si prova nga ana e policisë në MINT janë klasifikuar si sekrete shtetërore, ndërsa policia e njësisë hetuese nuk ka prezantuar certifikatë të sigurisë sekrete. Pra, kërkesa e policisë për pranim dorëzim të këtyre provave e dokumenteve ka qenë në kundërshtim me ligjin për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar”, theksoi ajo.

Ajo foli edhe për përgjimet e publikuara të cilat i quajti audio-incizime nga vetë zyrtarët e MINT. Teksa shtoi se pas këtyre publikimeve ka pasur fyerje, shantazhe ndaj personalitetit të saj.

Hajdari: Ka pasur fyerje, shantazhe në personalitetin tim

“Nuk ka përgjime, por ka audio-incizime, kanë incizuar veten dhe zyrtarë në Ministri. Ka pasur fyerje, shantazhe në personalitetin tim, por unë nuk e kam në plan të zmbrapsem asnjë herë nëse është në pyetje siguria kombëtare, zbatimi i legjislacionit dhe funksioni I MINT”, theksoi ajo.

Në konferencën për media ajo ka mohuar se është intervistuar nga policia gjatë ditës. 

Hajdari zbulon se a do të jep dorëheqje dhe a ka dyshime te zyrtarët që janë ndaluar sot

Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari tha se nuk e ka ndërmend që të dorëhiqet pas arrestimeve të fundit në këtë ministri.

Ajo tha se nuk ka asnjë dyshim tek dy zyrtarët e MINT-it dhe një biznesmen që u arrestuan sot me urdhër të Prokurorisë Speciale, nën dyshimin se kanë keqpërdorur me rezervën shtetërore.

“Unë nuk shoh asnjë arsye për të dhënë dorëheqje.

Këtë e e them me përgjegjësi dhe siguri të plotë dhe nuk kam asnjë arsye ose dyshim tek zyrtarët që janë ndalur sot”, ka thënë Hajdari në një konferencë të jashtëzakonshme për media.

Hajdari: Nuk besoj se ka pasur keqpërdorime në MINT, po keq-informohet publiku

Ministrja Rozeta Hajdari, pas arrestimeve në Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), ka thënë se hetimi në ministri ka qenë i paligjshëm, sepse dokumentet janë klasifikuar si sekrete shtetërore.

Hajdari ka thënë se nuk beson në asnjë keqpërdorim të zyrtarëve të kësaj ministrie.

Hetimi sipas saj ka qenë i paligjshëm, sepse dokumentet janë klasifikuar si sekrete shtetërore, ndërsa Policia nuk ka pasur certifikatë dhe kjo ka qenë në kundërshtim me Ligjin e mbrojtjes së informacionit të Klasifikuar.  

Siç tha ajo, të gjitha procedurat në MINT janë zhvilluar dhe monitoruar sipas legjislacionit e Rezervat janë trefishuar gjatë Qeverisë Kurti.

“Prokuroria Speciale po bën hetim MINT mirëpret çdo hetim për rastin e Rezervës Shtetërore, ani pse është gjithçka në përputhje me ligjin”.

“Si ministre organet hetimore pres të mos cenojnë sigurinë shtetërore, sepse gjatë hetimeve dokumentet që janë marrë si prova nga policia, janë klasifikuar si sekrete shtetërore, ndërsa policia s’ka paraqitur certifikatë siguruese MINT i siguron te gjithë qytetaret se rezervat i kemi trajtuar sipas legjislacionit në fuqi, nuk dyshojmë në asnjërin nga zyrtaret tanë të ndaluar për 48 orë”.

“Ka përpjekje të mëdha që të keq informohet publiku, motivet dhe arsyet duhet të hetohet gjithashtu”, ka thënë ministrja Hajdari.

Hajdari e pranon që nga porosia për rezerva shtetërore në vitin 2022 u vonuan 3% e totalit

Ministrja e Tregtrisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, në një konferencë për media të mbajtur pas aksionit të sotëm ku edhe mbetën të arrestuar dy zyrtarë të ministrisë së saj, ka pranuar se në porosinë për rezerva shtetërore që ishte bërë gjatë vitit 2022, 3 % nga totali i porosisë ka pasur vonesa.

Për këtë, minitrja Hajdari ka thënë se në qershor të vitit 2023, kanë angazhuar avokaturën shtetërore për inciim të porcedurës gjyësore.

“Vetëm 3 % e totalit të furnizimit kemi pasur vonesa, gjatë vitit 2022.

Për të cilat vonesa në qershor 2023 është edhe avokatura shtetëtore, nga zv.sekretari ynë, për inicim të procedurës gjyësore”, ka thënë ministrja Hajdari.

Arrestimet në MINT, Rozeta Hajdari thërret konferencë për media

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) i njofton mediat se sot ministrja Rozeta Hajdari do të mbajë konferencë ku do t’i informojë media/gazetarët për ngjarjet e fundit në MINT, ka njoftuar Ministria.

Konferenca mbahet në objektin e kësaj ministrie në orën 18:00.

Në lidhje me aferën e rezervave shtetërore sot janë arrestuar dy zyrtarë të MINT dhe një pronar i një restoranti në Prishtinë.

Ata dyshohen për veprat penale keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe i dhënies së ndihmës në kryerjen e kësaj vepre, sipas Prokurorisë Speciale.

Pas këtyre ngjarjeve, kryeministri Albin Kurti ka mbledhë kabinetin e tij qeveritar në Kryeministri. Pjesëmarrëse ishte edhe ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat