Krasniqi kërkoi zgjedhje të reja sa më parë, Pozhari ironizon keq me kreun e PDK-së

Aktuale

Krasniqi kërkoi zgjedhje të reja sa më parë, Pozhari ironizon keq me kreun e PDK-së

Nga: A.M. Më: 18 gusht 2023 Në ora: 16:58
Xhevdet Pozhari.

Pas aksionit të policisë së Kosovës, ku tre persona u arrestuan nën dyshimin për keqpërdorim të rezervave shtetërore, ka reaguar kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Memli Krasniqi.

Krasniqi ka kërkuar zgjedhje të reja sa më parë.

“Keqqeverisja, e karakterizuar me skandale, afera, korrupsion, narkotrafikim e sanksione ndërkombëtare, duhet të marrë fund.

Nëse nuk u kthehet mandati qytetarëve, shpejt, dëmet e këtij mentaliteti shkatërrues do t’i vuajnë për dekada qytetarët dhe shteti ynë. Zgjedhje të reja sa më parë!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

E pas kësaj kërkese të Krasniqit, ka reaguar analisti Xhevdet Pozhari.

Ai ironizoi me kreun e PDK-së,

“Memli Krasniqi paska kërkuar zgjedhje të reja sa më parë.

Rrini bre... Jo po dojmë zgjedhje. O rrini bre”, shkoi ndër të tjera Pozhari, përcjell “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat