Instituti Demokratik i Kosovës kërkon largimin e ministres Hajdari: Mundëson një proces të pandikuar politikisht

Aktuale

Instituti Demokratik i Kosovës kërkon largimin e ministres Hajdari: Mundëson një proces të pandikuar politikisht

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 17:20
Foto ilustrim

Instituti Demokratik i Kosovës ka reaguar pas arrestimit të dy zyrtarëve të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dhe të afaristit Ridvan Muharremi, ku kanë kërkuar lirimin nga detyra të ministres Rozeta Hajdari.

KDI përmes një postimi në Facebook, ka vlerësuar se largimi i ministres Hajdari mundëson një proces penal efektiv e të pandikuar politikisht.

“Duke ditur ndjeshmërinë e rastit dhe përfshirjen e zyrtarëve të lartë ministror, KDI vlerëson se është i nevojshëm edhe lirimi nga detyra i ministres Rozeta Hajdari, për të mundësuar një proces penal efektiv e të pandikuar politikisht. Njëherit, KDI kërkon nga të gjithë akterët, e në veçanti zyrtarët në pushtet, që të rezervohen nga çfarëdo deklarimi apo përfshirje që mund t’a ndikojë procesin e hetimit dhe pavarësinë e institucioneve të drejtësisë.” – thuhet në reagimin e Institutit Demokratik të Kosovës.

Tutje arrestimet e sotme, KDI ka thënë se janë tregues i pranisë së korrupsionit të nivelit të lartë edhe në sferat më të ndjeshme, që kanë ndikim social të drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve.

“Arrestimet e sotme të personave të dyshuar për përfshirje në keqpërdorime me rezervat shtetërore, të menaxhuara nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, janë tregues i pranisë së korrupsionit të nivelit të lartë edhe në sferat më të ndjeshme, që kanë ndikim social të drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve. Për më tepër, raste të tilla minojnë besimin e publikut në institucione.” – thuhet tutje në reagimin e Institutit Demokratik të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat