Bajqinovci: Drejtori dhe zyrtari i arrestuar në MINT qenkan të PDK-së dhe LDK-së

Aktuale

Bajqinovci: Drejtori dhe zyrtari i arrestuar në MINT qenkan të PDK-së dhe LDK-së

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 17:23
Mefail Bajqinovci.

Policia e Kosovës ka realizuar disa bastisje mëngjesin e sotëm në lokacione të ndryshme në Prishtinë, dhe ka arrestuar tre persona lidhur me keqpërdorime në rezervat e shtetit.

Në njoftimin e Prokurorisë Speciale thuhet se Ridvan Muharremi dhe dy zyrtarët e tjerë të MINT-it dyshohen për veprat ‘Keqpërdorim i detyrës zyrtare’’, si dhe ‘’Dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale të Keqpërdorimit të detyrës zyrtare’’.

Në lidhje me këtë ka reaguar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci.

Ai në Facebook shkroi se: "Drejtori dhe zyrtari i arrestuar në MINT qenkan të PDK-së dhe LDK-së".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat