Hajdari: Nuk besoj se ka pasur keqpërdorime në MINT, po keq-informohet publiku

Aktuale

Hajdari: Nuk besoj se ka pasur keqpërdorime në MINT, po keq-informohet publiku

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 18:36
Rozeta Hajdari

Ministrja Rozeta Hajdari, pas arrestimeve në Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), ka thënë se hetimi në ministri ka qenë i paligjshëm, sepse dokumentet janë klasifikuar si sekrete shtetërore.

Hajdari ka thënë se nuk beson në asnjë keqpërdorim të zyrtarëve të kësaj ministrie.

Hetimi sipas saj ka qenë i paligjshëm, sepse dokumentet janë klasifikuar si sekrete shtetërore, ndërsa Policia nuk ka pasur certifikatë dhe kjo ka qenë në kundërshtim me Ligjin e mbrojtjes së informacionit të Klasifikuar.  

Siç tha ajo, të gjitha procedurat në MINT janë zhvilluar dhe monitoruar sipas legjislacionit e Rezervat janë trefishuar gjatë Qeverisë Kurti.

“Prokuroria Speciale po bën hetim MINT mirëpret çdo hetim për rastin e Rezervës Shtetërore, ani pse është gjithçka në përputhje me ligjin”.

“Si ministre organet hetimore pres të mos cenojnë sigurinë shtetërore, sepse gjatë hetimeve dokumentet që janë marrë si prova nga policia, janë klasifikuar si sekrete shtetërore, ndërsa policia s’ka paraqitur certifikatë siguruese MINT i siguron te gjithë qytetaret se rezervat i kemi trajtuar sipas legjislacionit në fuqi, nuk dyshojmë në asnjërin nga zyrtaret tanë të ndaluar për 48 orë”.

“Ka përpjekje të mëdha që të keq informohet publiku, motivet dhe arsyet duhet të hetohet gjithashtu”, ka thënë ministrja Hajdari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat