Arrestimet në MINT, Preteni: Mos të përfundojë si shumë raste të tjera, të merr epilogun e duhur

Aktuale

Arrestimet në MINT, Preteni: Mos të përfundojë si shumë raste të tjera, të merr epilogun e duhur

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 18:40
Hasan Preteni

Policia e Kosovës ka zhvilluar sot tri aksione në lokacione të ndryshme, të cilat kanë rezultuar me arrestimin e dy zyrtarëve të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë si dhe arrestimin e Ridvan Muharremit.

Në lidhje me këtë ka folur Hasan Preteni, ish-drejtor i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, i cili ka thënë se personat që e keqpërdorin paranë publike duhet të marrin atë që meritojnë.

Preteni, i ftuar në InfoMagazine në Klan Kosova, ka theksuar se shpreson se këtë herë rasti do të merr epilogun e duhur.

“Vlen të përshëndet çdo aktivitet që ka të bëjë rreth veprime rreth të drejtës të fuqizimit të ligjit., të gjithë ata që e keqpërdorin paranë publike duhet të marrin atë që meritojnë. Është një aktivitet i mirë, pro nuk duhet të kalojë me pompozitet si disa raste të tjera”, u shpreh Preteni.

“Hetimet janë bërë me bujë, arrestimet, konferencat e ndryshme, dhe pas disa ditëve janë heshtur. Në Kosovës e pasluftës ka pasë një rast të kësaj natyre, pretendohet se ka pasë abuzim me rezervat shtetërore, që e rritë e bën me të ndjeshme rastin në veçanti. Organet duhet ta bëjnë punën e vet”.

“Duhet të vazhdohet, se ky është vetëm hapi i parë, kemi parë shumë raste sidomos në 15 vjetët e fundit, që ka pasë raste, arrestime, me pompozitet, po në fund asnjë rast prej tyre nuk e ka marrë epilogun e duhur.

“Mos të përfundojë si shumë raste të tjera të cilat filluan me pompozitet, asnjë zyrtarë i lartë nuk është në burg për korrupsion”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat