Hajdari zbulon se a do të jep dorëheqje dhe a ka dyshime te zyrtarët që janë ndaluar sot

Aktuale

Hajdari zbulon se a do të jep dorëheqje dhe a ka dyshime te zyrtarët që janë ndaluar sot

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 18:46
Rozeta Hajdari

Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari tha se nuk e ka ndërmend që të dorëhiqet pas arrestimeve të fundit në këtë ministri.

Ajo tha se nuk ka asnjë dyshim tek dy zyrtarët e MINT-it dhe një biznesmen që u arrestuan sot me urdhër të Prokurorisë Speciale, nën dyshimin se kanë keqpërdorur me rezervën shtetërore.

“Unë nuk shoh asnjë arsye për të dhënë dorëheqje.

Këtë e e them me përgjegjësi dhe siguri të plotë dhe nuk kam asnjë arsye ose dyshim tek zyrtarët që janë ndalur sot”, ka thënë Hajdari në një konferencë të jashtëzakonshme për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat