Bajqinovci godet opozitën: Përpjekja që të përlyhet një ministër i VV-së, vetëm me thanë që janë të korruptuar

Aktuale

Bajqinovci godet opozitën: Përpjekja që të përlyhet një ministër i VV-së, vetëm me thanë që janë të korruptuar

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 18:59
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka thënë se opozita dhe mediat janë duke bërë përpjekje që të përlyej një ministër të VV-së që të thajnë edhe këta janë të korruptuar.

Bajqinovci përmes një postimi në Facebook ka thënë se do të lodheni dhe kjo ditë nuk do të vije, sipas tij janë në përputhje të plotë me zotimet e dhëna me 14 shkurt 2021.

“E gjithë përpjekja opozitaro-mediatike është që të përlyej një ministër të Lëvizjes që të thonë se edhe këta janë të korruptuar. Do te lodheni dhe kjo ditë nuk do të vije.

Jemi këtu në përputhje të plotë me zotimet tona të dhëna me 14 shkurt 2021: se do të çrrënjosim krimin dhe korrupsionin. Këto orvatje ndaj MINT por të tjera ministri janë pikërisht dëshmi e mosdorëzimit të Lëvizjes karshi nomenklaturës së moçme.” – ka shkruar Bajqinovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat