3% e porosisë në vitin 2022 u vonua, Hajdari: S’më lejon ligji të flasë a bëhet fjalë për grurë dhe vaj

Aktuale

3% e porosisë në vitin 2022 u vonua, Hajdari: S’më lejon ligji të flasë a bëhet fjalë për grurë dhe vaj

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 19:16
Rozeta Hajdari

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, s’ka pranuar që të flasë se çfarë është 3% i porosisë që mungon nga porosia që është bërë në vitin 2022.

Ajo ka thënë se ligji për rezerva shtetërore nuk e lejon që të tregojë sasinë, llojin apo lokacionin.

Ndërkohë ka konfirmuar se në vitin 2022, kanë paguar para avans, por që 3% e porosisë është vonuar, dhe kështu në qërshor të këtij viti kanë njoftuar avokaturën shtetërore për të iniciuar procedurë gjyësore.

“Në shkurt të vitit 2022 ishim në një sfidë për të siguruar grurin, dhe produkte të tjera. Dhe në këtë rast duke u bazuar në nenet që I përmend, ministria ka paguar avanc për të.

Dhe ju thash e nga kontratat, se vetëm 3 % e totalit është me vonesa. Për të cilat vonesa është njoftuar edhe avokatura.

Janë bërë pagesat në avans, ka pasur 3 % vonesa, për të cilat është njoftuar avokatura shtetërore. Nuk me lejon neni 9, të përmendi as vaj, as sheqer, as vegetë”, ka thënë Hajdari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat